LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 00:12

Çka ndodhi me babain e vajzës që e vrau 32 vjeçarin në Ferizaj?

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.R., e dyshuar për veprën penale “Vrasja”, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se rreth orës 22:40, në rrugën “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta F.H., pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje fizike që kishte ndodhur mes tyre.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se:

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 qershor, rreth orës 22:40, në Ferizaj, në rrugën ‘Sejdi Sejdiu’, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, me ç’rast dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja’.”

Ndërkohë, M.B., i cili ishte ndaluar fillimisht për shkak të dyshimeve dhe për të sqaruar rrethanat e rastit, është liruar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, pasi në këtë fazë të procedurës nuk është vlerësuar e nevojshme vazhdimi i ndalimit të tij.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se edhe e dyshuara A.R. ka pësuar lëndime trupore gjatë incidentit. Sipas dyshimeve të deritanishme, këto lëndime i janë shkaktuar nga viktima, F.H., para se të ndodhte ngjarja fatale.

Pas incidentit, A.R. ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa më pas ndaj saj është ndërmarrë procedura penale.

Rasti vazhdon të hetohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndërsa pritet që Gjykata të vendosë lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE