LAJME / E Diel 19 Tetor 2025, 20:08

“Jetonin në kushte të mjerueshme, nuk merrnin as kemp!” – Nënë e bir humbën jetën nga asfiksia, fqinja e familjes Azizllari: Fatkeqësi e madhe! Fëmijët nuk shkonin në shkollë

Një tjetër fqinjë e familjes Azizllari, ka rrëfyer për mediat kushte të rënda sociale dhe ekonomike në të cilat jetonin të ndjerët, Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe djali i saj Luka, 14 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre, në Maliq.

Ajo ka treguar se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë, për shkak se ishin me spektrin e autizmit.

Sipas saj, babai i familjes ishte i vetmi që punonte, ndërsa nëna kujdesej për dy fëmijët

“Jetonin shumë keq, nuk merrnin as kemp. Më vjen shumë keq, sepse shkoja dhe i ndihmoja i jepja njërit nga 2 nga 10 mijë lekë, sepse m’i dërgon çupa nga Gjermania dhe i ndihmoja. I kam dhënë njëherë dy divanë. Po lajmin e dëgjova në televizor. Vetëm ai i shoqi punonte, ngrihej që në orën 7 ikte në punë.

Me autizëm ishin të dy fëmijët, ishin të dy të sëmur. Ajo nuk shkonte dot në banjo. Nuk e kemi parë njëherë përjashta djalin, rrinte brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Nuk i çonte në shkollë fëmijët, nuk ishin për në shkollë ata, sepse janë autikë”, tha ajo.

Kujtojmë se vajza e vogël 6-vjeçare e familjes, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia, është transportuar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Ndërkohë, Bashkia e Maliqit ka premtuar mbulimin e plotë të shpenzimeve dhe po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të vajzës së mbijetuar, e cila ndodhet në trajtim intensiv në Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE