
Sarah Barnett, ish-oficere burgu në Derbyshire, Angli, u shpall fajtor për shpërdorim detyre pasi filloi një marrëdhënie të paligjshme me një të burgosur, Scott Taylor, me të cilin mbeti shtatzënë.
Ngjarja ndodhi në gusht 2023, kur Taylor, i liruar përkohësisht gjatë natës, qëndroi në shtëpinë e Barnett, pavarësisht se duhej të rikthehej në burg.
Barnett e pranoi se ishte në dijeni të rikthimit të Taylor dhe e inkurajoi atë të qëndronte me të, duke shkelur rregullat e burgut. Pas arrestimit të Taylor, Barnett zbuloi se ishte shtatzënë gjashtë javë me fëmijën e tij.
Gjykatësi Shaun Smith vendosi që Barnett të shmangë burgimin, duke i dhënë një urdhër dy-vjeçar për ndihmë në komunitet, përfshirë 25 ditë aktivitet rehabilitimi.
Ai theksoi se Barnett kishte probleme me shëndetin mendor dhe mungesë mbështetjeje, duke e konsideruar një urdhër komunitar më të përshtatshëm se dënimi me burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
