LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 21:09

“Janë infiltruar grupe serbe, greke dhe turke, do iu nxjerrim emrat”, incidenti me flamurin izraelit, Arben Kola: Nuk e zhbëjnë dot revoltën tonë!

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta para nisjes së protestës, duke zbuluar praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.

Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE