LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 08:08

“Jam ujk i vjetër!” – Gjergj Luca shpërthen ndaj Sali Berishës: Me taksat e mia ha bukë ti dhe çeta jote! (VIDEO)

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar ashpër ndaj akuzave të hedhura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pretendon se Luca ka përfituar Portin e Peshkimit.

Përmes një video-mesazhi, Luca i është përgjigjur drejtpërdrejt Berishës, duke i cilësuar deklaratat e tij si shpifje dhe mashtrime të përsëritura.

Me tone të forta dhe ironi therëse, ai thekson se aktiviteti i tij është i ligjshëm dhe i ndershëm, ndërsa akuzat i konsideron përpjekje për baltosje politike.

“Sali efendi që nuk le pa përgojuar njeri!

Jam ujk i vjetër i tokës, i detit dhe i oqeanit.

VIDEO KËTU

Nuk e ndal askush Gjergj Lucën në misionin dhe në punët e tij të ndershme me të cilat paguaj taksa dhe me këto taksa ha bukë ti dhe çeta jote e shpifësve!”, shprehet nder te tjera biznesmeni Gjergj Luca, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE