
Një rrëfim që prek zemrën dhe zgjon krenarinë për rrënjët tona shqiptare. Në këtë letër emocionuese drejtuar vetes së saj si fëmijë, autorja sjell kujtime, sakrifica dhe dashurinë e pafund për familjen, identitetin dhe Atdheun. Një mesazh i fuqishëm për çdo shqiptar që nuk harron kurrë nga vjen dhe pse duhet ta mbajë lart emrin e kombit të tij.
Shkruan Amina Nuraj
Letër fëmijës brenda meje
?
E dashur unë e vogël,
?Sot po të shoh nga larg dhe po buzëqesh me mall. Ti që vrapoje me flokët e shpupuritur dhe sytë plot shkëlqim, nuk e dije se sa ëndrra po thurrje për gruan që do të bëheshe sot. I mban mend ato duart e vogla që mbanin fort librat dhe zemrën që rrihte me vrull për çdo tregim heroik?
?Ti ishe ajo që besonte se bota mund të ndryshohej me mirësi. Edhe pse rruga kishte sfidat e veta, ti kurrë nuk u dorëzove. Sot, unë mbaj me vete forcën tënde, pastërtinë e asaj kohe dhe dëshirën tënde të madhe për të lënë gjurmë. Ti je rrënja e çdo suksesi tim, dhe unë premtoj ta ruaj gjithmonë atë vajzën e vogël brenda meje, që mbron me pasion emrin, familjen dhe vendin e saj. ??
Të jesh bijë e këtij atdheu do të thotë të mbash mbi supe historinë dhe ta shndërrosh atë në dritë për të ardhmen. Unë jam fryt i kësaj toke të lashtë, dhe premtimi që i bëra vetes sime dikur, mbetet i palëkundur: të shërbej me nder, të dua me shpirt dhe ta mbaj lart emrin e kombit tim, sepse rrënjët e mia janë këtu, në këtë tokë që na dha emrin dhe dinjitetin.
?E djeshmja ime si fëmijë dhe e sotmja ime si grua, bashkohen në një pikë të vetme: Dashurinë e pafund për Atdheun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
