LAJME / E Martë 21 Nëntor 2023, 20:08

Ja si duket Xhensila pas lindjes, këngëtarja shfaqet në stadium, me kë ishte e shoqëruar (Foto)

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Koha ka kaluar shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe dhe shumë prej personazheve të njohur shqiptarë kanë qenë aty për të mbështetur kombëtaren.

Ndër ta ka qenë edhe Xhensila, e cila ka postuar disa video në Instastory dhe ka treguar se ndodhej në stadium me Besin, vajzën e saj Ajka dhe këngëtaren e njohur Samanta Karavella, me të cilën duken duken se kanë një shoqëri shumë të mirë.


Besi përveç fjalëve të bukura në rrjete sociale për lindjen e djalit të tij, Bes Kallaku ka bërë edhe një gjest shumë të bukur për të, duke e përjetësuar e një tatauzh emrin e djalit në trupin e tij.