
Behrami: Xhipi i blinduar i Kurtit ka vlerë prej 540 mijë eurove
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka deklaruar se vetura me të cilën udhëton kryeministri Albin Kurti kushton mbi 500 mijë euro.
Këto deklarata, ai i bëri edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës furnizohet me çmimet më të ulëta të naftës, ndërsa qytetarët i paguajnë çmimet më të larta.
Pra, xhipi i blinduar i Albin Kurti në vlerë prej 540 mijë eurove i vitit 2026 furnizohet me çmim më të ulët të naftës, sesa një punëtor krahu që vozit një Golf 2 të vitit 1986.
E këta flasin për shpërndarje të barabartë.
Çfarë pabarazie e tmerrshme!” – ka thënë Behrami, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
