
Dy të moshuar, një çift bashkëshortësh, janë arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në pjesën e dorës një fëmijë 6-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ku shkak dyshohet të kenë qenë pretendimet se i mituri kishte sharë fëmijët e familjes së tyre.
Të arrestuarit janë Lavdërim Brahimi, 79 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Pranvera Brahimi, 73 vjeçe, banues në Sarandë.
Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë vepruar për motive të dobëta dhe, përveç plagosjes së të miturit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.
Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe djali i çiftit, një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
