LAJME / E Martë 3 Mars 2026, 16:04

Ish-sulmuesi i Interit shokon me deklaratën, do të shkoj në luftë për të mbrojtur Iranin. Braktis futbollin direkt

Nuk ka qetësi për sulmuesin iranian Mehdi Taremi. Sipas një raportimi të publikuar nga Tuttosport, futbollisti ka kërkuar nga klubi i tij aktual, Olympiacos, që ta lejojë të largohet për në Iran, në mes të konfliktit të hapur që vendi i tij po përjeton me SHBA-në dhe Izraelin.

Sipas gazetës italiane, Taremi thuhet se ka shprehur dëshirën për të mos qëndruar pasiv në këtë situatë, duke cituar fjalët: “Vendi im ka nevojë për mua”. Madje, TuttoSport ka zgjedhur një titull të fortë në faqen e parë: “Po shkoj në luftë”.

Kujtojmë se edhe verën e kaluar, sulmuesi kishte mbetur i bllokuar në Iran për shkak të tensioneve në rajon, duke humbur disa angazhime me ish-klubin e tij, Inter.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga lojtari apo nga klubi grek lidhur me raportimet. Nëse lajmi rezulton i vërtetë, nuk do të ishte hera e parë që sportistë profesionistë i bashkohen vendit të tyre në kohë lufte, siç ndodhi me disa atletë ukrainas gjatë konfliktit me Rusinë.

Situata mbetet e paqartë dhe priten reagime zyrtare në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE