LAJME / E Mërkurë 22 Tetor 2025, 15:03

“Ish-shefi i Policisë shpërthen: As unë s’kam vullnet të kthehem — për 1 milion lekë s’ia vlen!”

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ka folur pa doreza për krizën e motivimit që, sipas tij, po shkatërron trupën policore. Në një prononcim të sinqertë, ai pranoi se edhe vetë nuk do të kishte dëshirë të rikthehej në krye të institucionit.

“As unë nuk kam vullnet. Kur shteti hedh miliona për të arsimuar njerëzit dhe më pas i lë në rrugë, pse duhet të kthehem? Për një milion lekë rrogë?! Nuk ja vlen. Nuk e mbaj dot familjen me aq”, – deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, shumë efektivë ndihen të lodhur dhe pa shpresë.

“Kemi kolegë që janë ende në punë dhe e shohim në sytë e tyre mungesën e shkëndijës. Thonë: ‘Marrim atë rrogë dhe kaq’. Kjo është për të ndershmit, sepse me të pandershmit s’kemi lidhje,” – shtoi ish-drejtuesi i policisë.

Fjalët e Ahmetit ngrejnë një alarm për gjendjen reale të policisë shqiptare, ku motivimi po shuhet, paga mbetet e ulët dhe ndjenja e vlerësimit mungon. Një mesazh që, në thelb, prek çdo profesionist të ndershëm që ndien se përpjekjet e tij nuk shpërblehen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE