LAJME / E Hënë 20 Tetor 2025, 15:03

ISH-KRYEMINISTRI NË RREZIK JETE! Çfarë po ndodh me Fatos Nanon?

Burime spitalore konfirmojnë se prej 11 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në reanimacion në një spital privat në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, Nano ka pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në banesën e tij, por është rikthyer në jetë nga ekipi mjekësor i spitalit.

Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, me dëmtime të mëdha cerebrale dhe reagim minimal vetëm ndaj dritës.

Një burim zyrtar nga spitali i tha Euronews Albania:

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë.”

Fatos Nano, 73 vjeç, prej kohësh ka pasur probleme me mushkëritë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE