LAJME / E Enjte 25 Dhjetor 2025, 11:11

Ish-deputetja e PD, Ori Nebijaj befason: Ka politikanë në opozitë që sot janë miliarderë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj deklaroi se sot është e vështirë të gjesh persona që kanë pasur pushtet politik në Shqipëri dhe që mund t’i etiketosh si moralisht të pastër.

Rastet e fundit rrënjosën përfundimisht perceptimin që kurrsesi politika nuk i shërben popullit, përkundrazi problemi është që dhe trashëgimia e asaj çfarë ishte më parë nuk është aq dinjitoze dhe të gjitha aferat që ndodhin dhe përmendjet e përfshirjes së të gjithë, nuk i jep moral palëve.

Tani këto janë gjithë blerë dhe shitur. Ku ka më politikë për qytetarët? Këtë nuk e beson as macja”, tha Nebiaj.

Këtu ke edhe emra aktivë sot, se kjo është perla e perlave, që kanë ekzistuar vetëm në opozitë dhe janë miliarderë, që është muhabet tjetër ky. Prandaj më vijnë mua mesazhe gjithë kohën dhe më thonë më mirë të iki”, shtoi ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE