
Marina iraniane ka paralajmëruar një anije luftarake amerikane që të mos kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke kërcënuar me sulm nëse ajo vazhdon rrugën, ndërsa Irani dhe SHBA-ja kanë nisur bisedime për paqe në Pakistan, raportuan mediet shtetërore iraniane.
Sipas agjencisë Tasnim, forcat e Republikës Islamike po monitorojnë nga afër një destrojer amerikan.
Nëse anija vazhdon lëvizjen e saj, ajo mund të përballet me një sulm.
Delegacioni iranian, që nisi sot pasdite negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Islamabad, paraqiti një ankesë pranë Pakistanit si ndërmjetës dhe kërkoi largimin e anijes amerikane nga ngushtica.
Më herët, gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar një zyrtar amerikan, raportoi se disa anije ushtarake amerikane kishin kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit pa koordinim me Iranin.
Të dhënat nga shërbimi i gjurmimit të anijeve “VesselFinder” tregojnë praninë e një anijeje qeveritare amerikane në Gjirin Persik, pa specifikuar llojin e saj, siç ndodh zakonisht me mjetet ushtarake.
Ngushtica e Hormuzit ka rëndësi strategjike pasi lidh Gjirin me Oqeanin Indian dhe është një rrugë jetike për transportin e naftës nga vendet prodhuese drejt tregjeve globale.
Sipas International Energy Agency, rreth 30% e naftës që transportohet me rrugë detare në botë ka kaluar përmes kësaj ngushtice në vitin 2023.
Irani ka marrë kontrollin e kësaj rruge detare që nga fillimi i luftës me SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa rihapja e saj është një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në bisedimet që po zhvillohen në Pakistan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
