
Zbulohen detaje nga propozimi i ri që Irani i dorëzoi të premten Shteteve të Bashkuara për rigjallërimin e negociatave të paqes.
Teherani zyrtar ka bërë një lëshim domethënës, duke hequr dorë nga kushti për fundin e menjëhershëm të bllokadës detare përpara nisjes së bisedimeve.
Sipas propozimit, Irani pranon të diskutojë kufizimet e programit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve, duke kërkuar garanci se sulmet amerikane nuk do të rinisin.
Megjithatë, Presidenti Donald Trump u shfaq i pakënaqur me këtë ofertë.
“Ata duan dëshpërimisht të bëjnë një marrëveshje sepse janë në gjendje të vështirë, por unë nuk jam ende i kënaqur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.
Në të njëjtën kohë, Trump i ka dërguar një letër Kongresit ku deklaron se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar zyrtarisht me armëpushimin aktual.
Përmes kësaj lëvizjeje, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon të shmangë afatin ligjor të “Akti të Fuqive të Luftës”, duke argumentuar se nuk ka më nevojë për miratimin e ligjvënësve pasi lufta, sipas tij, është “terminuar”.
Demokratët e kanë cilësuar këtë si një manovër për të shmangur llogaridhënien për një luftë pa strategji dalëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
