LAJME / E Premte 17 Tetor 2025, 20:08

Incidenti në sheshin “Skënderbej”! Ish-komandanti i UÇK-së dërgohet me ambulancë në spital

Këtë pasdite të 17 tetorit teksa u mbajt protesta në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, një qytetar nga Kosova nuk është ndjerë mirë duke bërë të mundur njoftimin e autoambulancës në vendngjarje.

Mësohet se qytetari në fjalë është identifikuar si Isuf Morina, ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së. Demushi thekson se ai ka kërkuar ndihmën urgjente në momentin që nuk është ndjerë mirë.

Uniformat blu kanë njoftuar urgjencën e cila që ka mbërritur në sheshin “Skënderbej”, nga ku u mbajt tubimi. Mësohet se Isuf Morina tashmë po merr mjekimin e nevojshëm. Një familjar i ish-komandantit të UÇK-së, shprehet se kjo ka ndodhur thjeshtë për shkak të lodhjes.

“Është lodhur, nuk ka ngrënë ushqim por është mirë. Jemi nisur që në mëngjes. Ambulanca erdhi menjëherë”-, tha ai.

Ndërkaq, mësohet se tubimi ishte i qetë dhe nga policia nuk është raportuar për incidente që prej nisjes së protestës në kryeqytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE