
Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë koncertit të Yll Limanit, të mbajtur mbrëmjen e së premtes në Tiranë.
Teksa performonte përpara mijëra fansave, këngëtari ndërpreu papritur koncertin pasi vuri re një situatë të paqartë në turmë.
I shqetësuar për atë që po ndodhte, ai kërkoi menjëherë ndërhyrjen e stafit të sigurisë për të verifikuar gjendjen.
“Siguria juaj është e rëndësishme”, dëgjohet të thotë artisti, ndërsa ndal performancën dhe orienton vëmendjen drejt zonës ku ishte krijuar incidenti.
Pas kërkesës së tij, pjesëtarët e sigurisë u afruan për të parë nga afër situatën, ndërsa për disa minuta koncerti u ndërpre. Në ato momente, Ylli Limani u largua përkohësisht nga skena deri në sqarimin e asaj që po ndodhte mes pjesëmarrësve.
Për shkak të numrit të madh të të pranishmëve, ende nuk është bërë e qartë se cili ishte shkaku i incidentit që solli reagimin e menjëhershëm të këngëtarit.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së sigurisë dhe normalizimit të situatës, koncerti vijoi pa probleme të tjera, me Yll Limanin që u rikthye në skenë për të vazhduar performancën para publikut të shumtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
