LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 00:12

Imuniteti i Ballukut, Balla i dërgon mesazhin deputetëve të PS

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka dërguar mbrëmjen e sotme një mesazh deputetëve të mazhorancës.

Në mesazhin e shpërndarë, Balla i njofton deputetët që nesër të paraqiten më herët në Kuvend, pasi do të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar.

“Mirëmbrëma. Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër,” thuhet në mesazhin e Ballës.

Ditën e nesërme në Kuvend pritet të shqyrtohet në rendin e ditës çështja e imunitetit të ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku. Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar edhe një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE