
Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Ferizaj ka rezultuar me procedimin e një 20-vjeçari, i cili dyshohet se posedonte substanca narkotike.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën “12 Qershori”, ku zyrtarët policorë ndaluan për kontroll një veturë Audi Q8 me targa gjermane.
Gjatë verifikimit, pasagjeri i automjetit, i identifikuar sipas raportimeve si Bujar Haziri, shfaqi sjellje të dyshimtë. Në momentin kur policët kërkuan ta kontrollonin, ai tentoi të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër nga zyrtarët policorë.
Kontrolli trupor i kryer më pas, sipas burimeve, çoi në gjetjen e një qeseje që përmbante rreth 3.39 gram marihuanë, si dhe një cigareje të mbështjellë me marihuanë me peshë 0.58 gram. Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua si provë materiale.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, i riu është intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa organet kompetente kanë vazhduar hetimet për sqarimin e plotë të rastit.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
