LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 23:11

Pamjet e TRISHTA të Buzit pak çaste para se të merrte vendimin tr*gjik, pak metra larg makinës, ulur me ar*mën në krah

Kanë dalë pamjet e Refit Buzit pak çaste para se të ikte nga kjo botë. Siç shikoni imazhin që noa.al ju sjell më poshtë, Refit Buzi ndodhet pak metra larg makinës, ulur me arm*ën në krah.

Pak më vonë ai i dha fund je*tës me ar*mën e tij tip çifte gjahu.

Drejtoria e policisë së Fierit tha zyrtarisht se ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me ar*mën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”.

Më herët Refit Buzi akuzohet se në fshatin Vidhisht, Roskovec, vrau me ar*më gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, 58 vjeçarin Kosta Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj 55 vjeçare Belere Plaka. Pas krimit ai nuk u ndal me aq por rrëmbeu dhe mbajti peng ish-të dashurën, Rozalinda Plaka duke e dhunuar edhe atë.

Pak orë më vonë pranoi ta lërë të lirë dhe ajo u dërgua në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE