LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 16:04

Ilir Metën e braktis edhe avokati, Kujtim Cakrani njofton largimin nga ish-presidenti

Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar këtë të hënë se nuk do ta përfaqësojë më ish-presidentin Ilir Meta, pasi sipas tij, mes tyre ka mungesë mirëbesimi reciprok.

Cakrani, i cili e përfaqësonte ish-presidentin që prej 24 majit 2025 në procesin penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka hequr dorë nga mbrojtja e tij.

Përmes një deklarate publike, Studio Ligjore “Cakrani” thekson se bashkëpunimi ishte zhvilluar me profesionalizëm dhe angazhim të plotë në mbrojtje të të drejtave të klientit. Megjithatë, sot u njoftua se marrëdhënia klient-avokat ka përfunduar.

Sipas Cakranit, arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit lidhet me humbjen e mirëbesimit reciprok dhe mungesën e bashkëpunimit të nevojshëm mes klientit dhe mbrojtësit ligjor. Sipas avokatit, kjo situatë u evidentua veçanërisht pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

Më tej, në deklaratë nënvizohet se vendimi është marrë në përputhje me Kodin e Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionin në fuqi, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë konflikt interesi, akuzë apo përplasje mes palëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE