LAJME / E Mërkurë 14 Janar 2026, 12:12

Ilir Meta “pa shtëpi e katandi”, avokati nxjerr shkresën: Ja pasuria e ish-Presidentit…

Ish-Presidenti i Republikës dhe një nga politikanët më të lartë të Shqipërisë, Ilir Meta, rezulton se nuk ka as shtëpi dhe as të ardhura.

Kështu ka deklaruar sot avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili ka nxjerr listën e të ardhurave, shpenzimeve dhe aseteve të Ilir Metës nga viti 1995-2023.

Sipas tij, Ilir Meta është paragjykuar dhe baltosur pa të drejtë për pasurinë e tij, sepse në fakt ajo është zero.

Ne kërkojmë minimumin e standardeve. Standardin minimal të shtetit të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën është për pasurinë e tij. Pasuria e zotit Meta është zero, qoftë e luajtshme qoftë e paluajtshme sepse ka punuar me dinjitet dhe pastërti”, është shprehur avokati.

Ilir Meta deklaroi se të ardhurat e tij të ligjshme për periudhën 1995-2023 arrijnë vlerën e mbi 87 milionë lekëve të reja, pa llogaritur të ardhurat si deputet që nga viti 1992 dhe pagesat si ish-President, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE