LAJME / E Enjte 7 Maj 2026, 20:08

Ilir Meta kërkon lirim nga qelia/ Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë

Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, mbi kriteret e caktimit të masës “arrest në burg”, Gjykata e Posaçme duhet të shqyrtojë një kërkesë për liri të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa e depozituar pak ditë më parë, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda në seancën e 11 majit 2026.

Ish-presidenti kërkon nga Gjykata e Posaçme t’i zëvendësojë masën “arrest në burg”, në të cilën qëndron prej tetorit 2024, me atë të “garancisë pasurore”, “detyrimit për paraqitje”, ose “ndalimit të daljes jashtë vendit”.

Më 4 maj, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e radhës për liri të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndërsa më herët, të gjitha kërkesat e tij për zbutje të masës, në të tre shkallët e gjykimit, janë refuzuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE