LAJME / E Diel 18 Janar 2026, 21:09

Ikja e Flor Mumajesit, Fifi tregon arsyen e vërtetë, ja çfarë i ka ndodhur që askush se dinte

Këngëtarja e njohur Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin, duke u ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon.

Në një intervistë me Grida Dumën, e pyetur se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të.

“Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori. Kam pyetur, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy”, tha ajo, duke shtuar se pa folur vetë me të, nuk i beson asgjëje që thuhet.

Sipas Fifit, rreth Florit qarkullojnë shumë fjalë që shpesh dalin të pavërteta.

“Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta”, u shpreh ajo gjatë bisedës. Në një nga momentet më emocionale të intervistës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, duke pranuar se mes tyre komunikimi është i ndërprerë.

“I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por unë uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha këngëtarja.

Fifi theksoi se urimi i saj shkon përtej muzikës. “Jo vetëm muzika; ai si njeri. Lum ata që e kanë pas rastin me nejt me të”, tha Fifi, duke e përshkruar Florin si një person “dhënës”.

Artistja la të kuptohet se zhgënjimi mund të ketë ndikuar në tërheqjen e tij.

“Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, u shpreh ajo, duke shtuar një tjetër këndvështrim mbi heshtjen e gjatë të artistit.

Rrëfimi i Fifit riktheu vëmendjen te Flori Mumajesi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, mungesa e të cilit vazhdon të ngjallë interes dhe pikëpyetje te publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE