LAJME / E Diel 10 Maj 2026, 19:07

I thyen këmbët dhe i prenë veshin, detaje tronditëse nga dhunimi i ish-kreut të PD-së në Lezhë, Sokol Toma! Ja si paraqitet gjendja e tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku është dhunuar barbarisht ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur Tomën me sende të forta në makinën e tij, duke e lënë të plagosur.

Bëhet me dije se Toma ka pësuar lëndime të rënda fizike nga dhunimi barbar. Raportohet se 53-vjeçarit i janë thyer këmbët dhe i është prerë një pjesë e veshit.

Po ashtu, mediat raportojnë se autorët kanë qenë të maskuar dhe, pasi e kanë sulmuar me sende të forta, i kanë marrë edhe telefonin celular.

Më pas, ai është gjetur nga kalimtarët në makinë, në gjendje shoku, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për momentin, raportohet se Sokol Toma ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për çështjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE