LAJME / E Martë 27 Janar 2026, 10:10

I riu në Tiranë rrihet br*talisht në hyrjen e pallatit, dy persona e lenë pa ndjenja në mes të rrugës!

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në një nga lagjet e kryeqytetit.

Në zonën e Yzberishtit, dy shtetas kanë dhunuar brutalisht një tjetër qytetar, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës.

Një video e publikuar nga joq shihet momenti ku i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është i shtrirë në tokë, ndërsa goditet me grushte dhe shkelma nga dy persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, një debat mes tyre i cili zgjati për disa minuta përshkallëzoi deri në dhunë fizike.

Siç shihet dhe në video, pas dhunës së ushtruar ndaj tij, i riu ka mbetur pa ndjenja ndërkohë që një tjetër person i është afruar dhe e ka futur me vështirësi në një automjet.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE