LAJME / E Premte 1 Maj 2026, 10:10

I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion të befasishëm në burgun e Durrësit, me synim goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucionit.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut. Kontrolli u realizua në orët e para të mëngjesit.Gjatë ndërhyrjes u ushtruan kontrolle të imtësishme si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit.

Autoritetet bënë të ditur se u sekuestruan tre celularë të tipit “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”,

u konstatuan në ambientet e institucionit pa autor të identifikuar.Menjëherë pas konstatimeve, u bë veçimi i të paraburgosurit,

u hartua raporti i incidentit dhe u mbajt procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet i janë referuar Specialistit të SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.

Drejtoria e Burgjeve thekson se ky aksion është pjesë e masave të shtuara për garantimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe paralajmëron se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi, me zero tolerancë ndaj shkeljeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE