LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 18:06

“I morën në qafë duke bërë gara”, gazetari flet pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

Janë mësuar detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Erza dhe Aulona Zubaku nga fshati Topanicë i Kamenicës, ngjarje kjo që ndodhi të shtunën, më 20 qershor, në Gjermani.

Sipas autoriteteve gjermane, aksidenti ndodhi pak pas orës 11:30 në autostradën A5, pranë zonës së pushimit Renchtal, afër Appenweier. Dyshohet se përplasja ndodhi gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga ajo e mesme në korsinë e majtë, ku fillimisht pati një përplasje anësore mes dy veturave.

Përplasja u shndërrua më pas në një aksident zinxhiror, me pasoja fatale, ku humbën jetën dy motrat nga Kosova.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe gazetari shqiptar në Zvicër, Nefail Maliqi, i cili u shpreh i tronditur nga mënyra se si ndodhi aksidenti.

“Është shkaktuar një aksident zinxhiror, ku në fakt [dy makinat] kanë qenë në një garë, duke u shtyrë mes veti dhe, siç themi ne shpesh, i kanë marrë në qafë njerëzit e tjerë”, u shpreh ai në emisionin “Kosova Today”.

Vdekja e Erza dhe Aulona Zubakut ka tronditur familjen, të afërmit dhe mbarë opinionin, ndërsa mesazhet e ngushëllimit dhe dhimbjes vazhdojnë të vijnë nga të gjitha anët.

Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë për këtë tragjedi. ??, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE