LAJME / E Shtunë 15 Nëntor 2025, 19:07

Atentati mafioz me dy viktima në Rinas, kryeministri Rama reagon për herë të parë: Do ishte zbardhur në kohë reale, nëse…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri (që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm, 15 Nëntor )

Katër ditë pas atentatit që tronditi vendin, Rama reagoi duke u shprehur se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, sipas tij, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente.

“Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja”, tha Rama shkurtimisht.

Edi Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.

Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE