LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 00:12

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi në Shqipëri

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.

Pepa dyshohet si pjesë e një grupi kriminal që u godit pak kohë më parë nga SPAK, në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.Sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme, organizata kriminale ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane.

Hetimet kanë zbuluar se të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i paligjshëm dyshohet se janë investuar më pas në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.

Autoritetet shqiptare dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bashkëpunuar për lokalizimin dhe arrestimin e Pepës, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të nisin në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE