
Operacion në Lezhë, zbulohet “shtëpi bari” pranë kryqëzimit të Treshit
Policia e Lezhës ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një kontroll të befasishëm në një magazinë pranë kryqëzimit të fshatit Tresh, në superstradën Lezhë–Milot, ku ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në kushte të mbyllura.
Gjatë operacionit, uniformat blu kanë konstatuar se magazina ishte e pajisur me llampa dhe infrastrukturë të posaçme për kultivim, ndërsa janë sekuestruar rreth 1 mijë rrënjë kanabisi.
Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
