
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet. Rama përmendi operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.
“Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit.
Nuk i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës, por ama do të vendosim kufijtë e qartë, sepse nuk mund të lejohet që në hapësirat publike, ngrehinat e vendosura aty me pahirin e forcës”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
