
Greqia njoftoi sot se ka vendosur me sukses në funksionim të plotë Sistemin e Hyrje-Daljeve (EES) më 10 prill 2026, në përputhje me afatin e parashikuar nga Rregullorja e BE-së për krijimin e këtij sistemi (Rregullorja 2017/2226).
Nisur nga kaosi i krijuar, me vonesat e vazhdueshme në vendkalimet kufitare sidomos ato tokësore me Shqipërinë, autoritetet greke lajmërojnë se u lind e drejta të shmangin këtë lloj kontrolli gjatë muajve në vazhdim:
Në lidhje me raportimet në media për mënyrën e zbatimit të Sistemit të Hyrje-Daljeve në Greqi, autoritetet greke sqarojnë se po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të qetë të vizitorëve në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të vendit, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron legjislacioni i Bashkimit Europian.
Në këtë kuadër, theksohet se Rregullorja 2025/1534 e BE-së u jep shteteve anëtare mundësinë që gjatë tre muajve të parë të funksionimit të plotë të sistemit EES, të pezullojnë për periudha të kufizuara dhe në pika të caktuara kufitare procedurën e marrjes së të dhënave biometrike, kur kjo konsiderohet e nevojshme për të rikthyer rrjedhën normale të udhëtarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
