LAJME / E Diel 28 Dhjetor 2025, 19:07

I FUNDIT/ Një tjetër aksident me vdekje, çfarë thotë policia

Një grua humbi jetën sot në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, raporton noa.al.

Policia lokale tha se për këtë ngjarje, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç.

I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Hetimi nxori se automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE