LAJME / E Hënë 9 Mars 2026, 04:04

I FUNDIT/ Çfarë ndodhi? Macron telefonatë urgjente me

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara se të niset për në Qipro për të “forcuar sigurinë” rreth vendit të BE-së dhe Mesdheut lindor.

“Theksova nevojën që Irani të ndalojë menjëherë sulmet e tij ndaj vendeve në rajon”, tha presidenti francez nëpërmjet X, udhëheqësi i parë perëndimor që flet me presidentin iranian që nga shpërthimi i luftës Iran-Iran.

“Irani duhet gjithashtu të garantojë lirinë e lundrimit duke i dhënë fund mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit”, shtoi ai, ndërsa përsëriti qëndrimin e Francës se një zgjidhje diplomatike është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.

Ndërkohë, deri më tani nuk është dhënë asnjë sqarim në lidhje me bisedën e tij me presidentin amerikan./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE