LAJME / E Shtunë 20 Dhjetor 2025, 14:02

I FUNDIT! Dënohet me BURG kengetari i njohur

Reperi i njohur amerikan, Wiz Khalifa është dënuar me nëntë muaj burg në Rumani për posedim droge, lidhur me arrestimin e tij gjatë një koncerti verën e kaluar. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Konstanca, më shumë se një vit pas ndalimit të artistit gjatë një performance në vend.

Khalifa, 38 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Cameron Jibril Thomaz, ishte ylli kryesor i festivalit Beach, Please! në Costine?ti në korrik 2024, kur autoritetet rumune pretenduan se ai posedonte mbi 18 gramë kanabis dhe kishte konsumuar një pjesë të substancës gjatë koncertit.

Gjykata e shpalli fajtor për posedim të drogave të rrezikshme pa të drejtë, për konsum personal. Vendimi i fundit është përfundimtar dhe vjen pas një dënimi të mëparshëm në prill 2025, kur Khalifa ishte gjobitur me 3.600 lei, rreth 830 dollarë amerikanë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE