
Kreu i opozites, Sali Berisha ka marrë vendimin drastik, duke njoftuar se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Berisha theksoi se PD ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët: Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa, duke e përjashtuar ish-kreun e Nismës Thurrja, Endri Shabanin.
“Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për të gjithë kandidaturat e tjera, përveç kandidaturave të përzgjedhura vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci, Dardan Mustafa.
Këta janë kandidaturat tona. Tani çfarë bënë sot? Sot futën kandidaturën e tyre, i cili në kuadrin e 27 kandidaturave, kishte marrë firmat.
Por ne i tërhoqëm firmat. Dhe Ulsi Manja me Taon thonë se nuk njohim tërheqjen e firmave, arrijnë gjer në këtë deklaratë të turpshme për të nxjerrë atë që thotë Edi Rama. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi.
Ne nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kjo është një histori e turpshme e Edi Ramës, që u përpoq, por ne absolutisht në një farsë nuk marrim pjesë” tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
