
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit.
Ende nuk është e qartë nëse në ngjarje është përfshirë vetëm një automjet apo edhe një mjet tjetër, pasi një dëshmitar ka pohuar se mund të ketë pasur përplasje me një automjet të dytë. Ky detaj mbetet i pakonfirmuar.
Po ashtu, dyshohet se në automjet ndodheshin disa persona. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 4 persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht 3 djem dhe 1 vajzë, ku vajza raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për jetë të humbura.
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i frikshëm që ndodhi rreth mesnatës tek 'Ura e Dajlanit' në Durrës. Nga informacionet më të fundit, mësohet se automjeti tip 'BMW X5' ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë, në aksin rrugor nën mbikalim. Si pasojë e aksidentit, një vajzë ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Identiteti i viktimës dhe i të plagosurit nuk janë bërë ende të ditur. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave nga automjeti thuajse i shkatërruar plotësisht. Sipas të dhënave paraprake, në një pjesë të Urës së Dajlanit janë kryer punime në njërën korsi, ndërsa rruga ka qenë e pajisur me sinjalistikë dhe tabela paralajmëruese. Ende nuk dihet nëse këto nuk janë dalluar nga drejtuesi i mjetit, duke çuar në një manovër të gabuar, apo nëse në aksident kanë ndikuar rrethana të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
