
Një përplasje midis policisë dhe një personi të kërkuar ndodhi vonë në mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.
Incidenti ndodhi në aksin rrugor Ksamil – Butrint.
Agjentët e krimit nga Stacioni i Policisë së Sarandës u përpoqën të kapnin një person të kërkuar gjatë një operacioni policor.
Gjatë ndjekjes, personi i kërkuar përplasi automjetin e tij me automjetin që transportonte oficerët e policisë dhe arriti të largohej.
Forca të shumta policore, me mbështetjen e FNSH-së, shkuan në vendngjarje dhe vazhduan operacionin në kërkim të personit të kërkuar.
Në orët e para të së dielës, policia arriti të kapte personin e kërkuar.
Ai është nga Elbasani, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është një person me rrezikshmëri të lartë i përfshirë në disa ngjarje të rënda dhe kërkohet nga SPAK, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
