
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka liruar nga detyra mjekun Sinan M., rasti i të cilit u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan, sot, 5 Nëntor.
“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njofton se, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, Tiranë, është marrë masa e menjëhershme e lirimit nga detyra të mjekut S.M..
Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të OSHKSH, të cilat përcaktojnë se çdo sjellje që cenon rëndë etikën profesionale dhe parimet e mirëbesimit përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe sjell zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës”, njoftoi OSHKSH.
Kujtojmë se doktori Sinan M. ngacmoi seksualisht një paciente. Gjatë videos së transmetuar gjatë emisionit, ai vazhdoi me një sjellje që e tejkaloi marrëdhënien profesionale mjek-paciente.
Doktori bëri komente me përmbajtje erotike, e ngacmoi fizikisht, i bëri ftesa me nënkuptime seksuale dhe u mundua të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
