LAJME / E Diel 1 Mars 2026, 21:09

I dhuroi veshkën, vëllai me fjalë zemre për motrën: Të jam mirënjohës “binjakja ime”

Erveheja dhe Florenci, nënë e bir, në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, surprizojnë Eriseldën. Vajzën e familjes së ty, e cila për ta është një engjëll.

Eriselda, vajza që nëna e quan “engjëlli i familjes”, u bë shpëtimtarja e të vëllait, Florencit, në betejën e tij me jetën. Në momentin më të vështirë, kur transplantimi i veshkës ishte e vetmja shpresë, ajo nuk hezitoi asnjë çast t’i dhuronte të vëllait veshkën dhe… jetën.

Ndërsa Florenci, me zërin që i dridhet nga mirënjohja, e quan motrën “binjakja ime”, një emër që buron nga lidhja e pazakontë që tashmë i bashkon jo vetëm nga gjaku, por edhe nga jeta e ndarë mes tyre.

Erveheja: O engjëlli i familjes Brisku. Që mami nuk donte fëmijë të tretë, sepse humbisja jetën time, por i madhi Zot më pa dhe më pruri këtë engjëll në shtëpi, që familja, të ishte po ajo që ishte, të mos cenohej. Ti shtere lotët e familjes, të fisit, të gjithë shoqërisë dhe që i dhe jetë vëllait tënd.

Florenci: I jam shumë mirënjohës. Unë ia kam ngjitur emrin binjakja ime, normali është vëllai i vogël binjak. Pavarësisht se kur kishe ditëlindjen para pak kohësh, të kam uruar dhe nuk më ke uruar. Shpirti i vëllait të dua fort, ta kesh djalin sa më mirë dhe dritë e pasqyrë i madhi Zot.

Eriselda: Faleminderit: Edhe unë të dua pafund, edhe do të dua gjithmonë. Tv klan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE