
38-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali, është identifikuar si Arbër Meçaj. Ndërsa, dinamika e gjithë ngjarjes, nga ndjekja e policisë te transporti i kokainës me vlerë 1 milionë euro, është zbardhur nga mediat italiane.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, policia ka qenë në pritë për Arbër Meçajn, pasi kishin marrë informacione se ai dhe bashkëpunëtori i tij italian, po transportonin drogë.
Sapo policia ka parë mjetin e 38-vjeçari shqiptar që ishte pa targa dhe po afrohej, ka ndezur sirenat e alarmit.
Në këtë moment, ka filluar arratisja nga Meçaj, i cili në vend që të ndalonte u largua me shpejtësi në një Fiat 500 L përgjatë Via Santa Maria Goretti, duke e përfunduar udhëtimin e tij në Via Spaventa.
Për Mecajn, i cili mbante një çantë me 23 blloqe kokaine, nuk kishte asgjë që mund të bëhej. Ai vdiq menjëherë. Fiat 500 L doli nga rruga, duke u përplasur me forcë me një shtyllë dhe duke u përmbysur. Sipas asaj që doli nga një fazë fillestare e hetimit, e cila synon gjithashtu të sqarojë dinamikën e saktë të ndjekjes, e gjithë ngjarja zgjati rreth 30 minuta. Trupi i Arbër Meçajt është transferuar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Poliklinikës Tor Vergata ku do të kryhet autopsia , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
