
Një lajm trishtë ka ardhur nga qyteti i Kukësit, ku sipërmarrësi i njohur në qytetin Juglindor, Dritan Germizi, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 49-vjeçare.
Lajmin e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, vëllai i sipërmarrësit, Xhadi Germizi, i cila ka njoftuar miqtë dhe të afërmit e tyre për ndarjen nga jeta të biznesmenit. Më tej ai shkruan se Drtiani do të ngelet përgjithmonë në zemrat e tyre.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllaut tim të dashur, Dritan Islam Germizi.
Do të mbetesh përherë në zemrat tona”, shkruan Xhadi Germizi në Facebook.
Po ashtu për ndarjen nga jeta të 49-vjeçari kanë reaguar edhe miq dhe të afërm nga Kukësi, të cilët shkruajnë se largimi i tij në mënyrë të parakohshme, është një humbje e madhe.
Drtian Germizi ishte një biznesmeni i njohur në Kukës, pasi ishte pronar i një supermarketi në qendrën e qytetit.
