LAJME / E Enjte 14 Gusht 2025, 17:05

“Humbëm gjithçka”/ Zjarret në Gramsh, banorët me sytë nga shteti: Jemi pa çati mbi kokë

Pasi kaluan rrezikun për jetën e tyre dhe të familjarëve, banorët e fshatrave të Gramshit që u shkrumbuan nga zjarret e dy ditëve të fundit tashmë janë me shpresën e ndihmës së shtetit.

“Gjithçka patëm u shkrumbua dhe tashmë jemi pa çati mbi kokë, pa bagëti dhe pa bujqësi, që ishin burimi i vetëm i të ardhurave dhe produkteve ushqimore”.

Ky është refreni që përsërit secili prej banorëve të pyetur në qendrat e strehimit të ngritura nga Bashkia e Gramshit, shkruan A2, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE