
Një sukses i jashtëzakonshëm që mbush me krenari gjithë shqiptarët! Balerina e re, Viola Ymeri, ka shkruar histori duke u bërë shqiptarja e parë që fiton çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Roxane Stojanov”, në edicionin e tij të parë në Shkup.
Ky çmim i rëndësishëm, i krijuar nga ylli i Operës së Parisit, Roxane Stojanov, synon të mbështesë talentet më të mëdha të reja në balet. Në një konkurrencë të fortë mes 13 kandidatëve të rinj, Viola arriti të spikasë dhe të rrëmbejë vendin e parë, duke u shpallur fituesja e parë në historinë e këtij çmimi .
Ngjarja, e organizuar nga Dance Fest Skopje në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Francës, mblodhi talente të moshës 16–18 vjeç në një finale madhështore në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë .
Si shpërblim për këtë arritje të jashtëzakonshme, Viola Ymeri do të përjetojë një eksperiencë elitare në Paris, ku do të trajnohet pranë Operës së Parisit dhe do të jetë nën mentorimin e vetë Roxane Stojanov .
Ky është një moment historik jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për gjithë komunitetin shqiptar, pasi një talent shqiptar arrin të ngjitet në majat e artit ndërkombëtar që në hapat e parë të një çmimi kaq prestigjiozdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
