
“Canto del Nelli”, i vendosur në zemër të qytetit historik të Firenzes, është shndërruar në një nga lokalet më të frekuentuara gjatë çdo ore të ditës, duke tërhequr vizitorë të shumtë si vendas ashtu edhe turistë.
Ajo që e bën këtë ambient të veçantë është fakti se gjuha e parë e mikpritjes është shqipja, duke krijuar një ndjesi familjariteti dhe ngrohtësie për çdo klient që kalon pragun e tij.
Në një intervistë për Vip Magazine, Ervini rrëfen se pjesa më e madhe e stafit përbëhet nga shqiptarë, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kujdesen që çdo mysafir të ketë një eksperiencë sa më të këndshme.
Ai thekson se, pavarësisht këtij identiteti të fortë shqiptar, lokali është një pikë takimi ndërkombëtare ku çdo ditë mirëpriten turistë nga e gjithë bota, të cilët zgjedhin Firencen si destinacion turistik gjatë gjithë vitit.
Atmosfera e ngrohtë, shërbimi cilësor dhe përzierja e kulturave e bëjnë “Canto del Nelli” jo vetëm një vend për të shijuar ushqim dhe pije, por edhe një hapësirë ku krijohen lidhje, ndahen histori dhe promovohet një copëz e bukur e kulturës shqiptare në zemër të Italisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
