LAJME / E Premte 17 Prill 2026, 21:09

HISTORI MË VETE/ "Djali im quhet Kastriot", deputeti kanadez uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Seeback, në një postim në rrjetin sociale, Facebook, theksoi se Kanadaja ishte krenare që e njohu Kosovën herët, duke mbështetur lirinë dhe vetëvendosjen kur kjo kishte më së shumti rëndësi.

Ai gjithashtu vuri në pah forcën, krenarinë dhe qëndrueshmërinë e popullit kosovar, cilësi që i respekton thellësisht.

“Urime qytetarëve të Kosovës, këtu dhe në mbarë botën, për Ditën e Pavarësisë!”, shkroi Seeback, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin dhe qytetarët e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE