LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 18:06

Hasani ju iki Policëve. Suspendohen 4 policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes Drejtorisë Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, hetimet kanë nisur menjëherë pasi është konstatuar se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, nuk është gjetur në banesën ku duhej të qëndronte nën mbikëqyrje.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë arrestuar katër efektivët, të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të masës së sigurisë ndaj personit në fjalë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila do të vazhdojë me hetimet dhe veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Në reagimin e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ritheksoi angazhimin për luftimin e çdo shkeljeje ligjore brenda radhëve të Policisë së Shtetit, duke theksuar se do të vijojë të mbrojë ligjin, integritetin institucional dhe të forcojë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e efektivëve të arrestuar, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE