LAJME / E Shtunë 21 Mars 2026, 22:10

Harta/ Sulmi ndaj Diego Garcia ngre alarmin, Shqipëria dhe vendet e BE në rrezen e raketave iraniane

Kapacitetet balistike të Iranit janë vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas një sulmi të synuar ndaj bazës strategjike amerikano-britanike në Diego Garcia, rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian.

Sipas vlerësimeve të fundit, raketat iraniane mund të kenë një rreze veprimi deri në 4.500 kilometra, më e lartë se vlerësimet e mëparshme prej rreth 3.000 kilometrash.

Nëse kjo rreze konfirmohet, raketat e lëshuara nga pjesa perëndimore e Iranit mund të arrijnë teorikisht në zona të gjera të Evropës Perëndimore, deri në jug të Anglisë. Pra me rrezen e re, Shqipëria ndodhet në “syrin e ciklonit”.

Megjithatë, vendet evropiane mbështeten në një rrjet të gjerë mbrojtjeje ajrore të NATO-s, që përfshin sisteme radarësh në Turqi, instalime Aegis Ashore në Rumani dhe Poloni, si dhe prani detare të aleatëve në Mesdhe.

Sistemet kryesore të mbrojtjes përfshijnë interceptorët SM-3, të cilët synojnë të neutralizojnë raketat jashtë atmosferës përmes goditjes direkte, si dhe sistemet THAAD dhe Patriot, që përdoren për fazat përfundimtare të interceptimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE