
Ngjarja tragjike në Trikala, ku një 18-vjeçar vrau nënën e tij, ka tronditur opinionin publik për shkak të brutalitetit me të cilin u krye krimi.
Sipas gjetjeve mjeko-ligjore, 54-vjeçarja u mbyt me një peshqir, të cilin autori e mbajti fort rreth qafës së saj për disa minuta, derisa ajo humbi jetën. Prania e gjakut në veshë dhe sy tregon qartë vuajtjet e rënda që gruaja pësoi përpara se të ndërronte jetë.
I riu është vënë nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet të dalë për të dhënë dëshminë e tij të mërkurën në mesditë.
Viktima, e cila përshkruhet nga fqinjët si një grua e qetë dhe e respektuar, ishte e divorcuar dhe jetonte me djalin e saj, ndërsa vajza qëndronte me të atin, duke e vizituar të ëmën gjatë fundjavave.
Sipas dëshmive të fqinjëve, mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin të shpeshta, megjithatë në ditën e ngjarjes gjithçka dukej e qetë. Të dy po shikonin televizor, kur 18-vjeçari u ngrit, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe, me një qetësi të frikshme, ia mbështolli atë nënës rreth qafës, duke e mbytur.
Pas krimit, ai qëndroi plotësisht i ftohtë, telefonoi policinë, pranoi veprimin dhe priti forcat e rendit që ta arrestonin.
Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë deklaruar për median trikalavoice se klienti i tyre nuk ka dhënë asnjë dëshmi apo pranim, duke hedhur poshtë raportimet mediatike që e citojnë si të ketë pranuar krimin ose të ketë thënë se “e kishte menduar prej kohësh”.
Në deklaratën e tyre të plotë, avokatët theksojnë:
“Është detyrë themelore e mbrojtjes ligjore që, në një tragjedi të tillë familjare me dy viktima, të mbrojë jetën dhe privatësinë e një të riu ende të brishtë, derisa shkenca dhe hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat reale të ngjarjes. Ky detyrim, po ashtu, u përket edhe mediave, të cilat duhet të raportojnë me përgjegjësi dhe saktësi. Nënvizojmë se nuk ekziston asnjë deklaratë apo pranim nga i akuzuari, përkundër pretendimeve të pasakta që po qarkullojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
